Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte mjeku internist Gerald Kola i cili ka trajtuar sot sëmundjet e mëlçisë dhe problematikat me të cilët përballet qytetarët
Mjeku ka sqaruar se simptomat që na bëjnë të kuptojmë që kemi probleme me mëlçinë dhe duhet të na bëjnë të reflektojmë e të shkojmë tek mjeku, janë dhimbja, temperatura dhe këputje trupi.
“Shqiptarët vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Mëlçia është një organ që sëmuret atëherë kur kë zbuluar pa fund për të me vite të tëra.
Je ti shkaktari kryesor që e ke bërë atë mëlçi të vuajë e në fund të sëmuret.
Alkooli është kryesori derisa e çon në cerozë, por ndikojnë ushqimi, jeta sedentare etj.
Nëse je një njeri që nuk po bën një stil të shëndetshëm jetese, ajo do të sëmuret.
Shumica e hepatiteve janë pa shenja, njerëzit e kapin rastësisht me një analizë gjaku. Kur aktivizohen janë dhimbje temperaturë, këputje trupi që të bëjnë të shkosh tek mjeku zakonisht.
Gjëja e parë që ne bëjmë janë analizat e gjakut komplet dhe analizat biokimike.
Dallohet edhe nga ngjyra e lëkurës, pacienti merr një ngjyrë të verdhë në jeshile, por nuk duhet të presim deri këtu.
Ajo që shoh është që njerëzit po kujdesen në mënyrë estetike për trupin, që t’u pëlqejë të tjerëve dhe jo për të qenë të shëndetshëm. Gjithçka po bëhet për fasadë dhe figurë dhe nuk po merret më njeri me shëndetin e brendshëm.
Jo gjithmonë një njeri elegant është i shëndetshëm dhe një njeri jo elegant domosdosmërisht është i sëmurë”, tha ai.