Sëmundjet kanceroze kanë marrë përmasa të mëdha në të gjithë botën. Një raport i publikuar së fundi tregon se këtë vit do të ketë rreth 18 milionë raste të reja me kancer, ndërsa  9.6 milionë mund të ndërrojnë jetë, kjo të paktën sipas përllogaritjeve.

Shifrat sugjerojnë se një në pesë burra dhe një në gjashtë gra do të preket nga sëmundjet, të cila mund t’u shkaktojnë vdekjen.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin (IARC) ofron fotografi të rregullta të shkallës së kancerit në mbarë botën, duke studiuar nga afër 36 lloj kancerash në 183 shtete të botës.

“Studiuesit shprehen se ndërsa mënyrat e matjes dhe mbledhjes së të dhënave të kancerit janë përmirësuar gjatë viteve të fundit, por sëmundjet kancerogjene janë shtuar ndjeshëm”, raporton BBC.

Raporti më i fundit tregon se kanceri i mushkërive, kanceri i gjirit, kanceri i zorrëve,  janë përgjegjës për një të tretën e të gjitha rasteve të kancerit dhe vdekjeve në mbarë botën. Rastet thekson raporti, janë të tipologjive të ndryshme dhe kjo varet nga shtetet ku shfaqen ato.

Studiuesit thonë se kanceri i mushkërive është tani shkaku kryesor i vdekjes së kancerit tek gratë në 28 shtete. Vendet më të goditura janë SHBA, Hungaria, Danimarka, Kina dhe Zelanda e Re.

Studiuesi George Butterëorth, nga organizata bamirëse “Cancer Research UK” ka deklaruar se: “Duhani është arsyeja më e madhe pse më shumë gra në mbarë botën kanë kancer të me raste të shtuara në mushkërive”-thuhet mes tjerash.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb