Fitorja në derbi, ashtu siç pritej, i ka dhënë Tiranës më shumë besim, ka karikuar ambientin bardheblu, ka pasur një efekt të menjëhershëm. Çdo rezultat tjetër përveç fitores përballë Flamurtarit do të zbehte jo pak triumfin kundër Partizanit, kjo ishte një ndeshje shumë delikate pasi vinte pas derbit, koha ishte shumë e shkurtër për ta përgatitur dhe mbi të gjitha kishin shumë mungesa.

Tirana
Tirana

Kryeqytetasit kaluan këto pengesa dhe arritën të triumfojnë me rezultatin e pastër 2-0, një fitore që ndez edhe një herë ëndrrën e tyre për tu rikthyer tek titulli kampion në 100 vjetorin e klubit. Sigurisht është ende herët, rruga është akoma e gjatë, por nëse nuk do të vinin këto dy fitore radhazi atëherë titulli do të ishte vetëm një objektiv në letër.

Egbo
Egbo

Një meritë të padiskutuar në këto momente ka edhe Emanuele Egbo, trajneri provizor i cili rikthyer harmonie brenda ekipit dhe mbi të gjitha ka rikthyer shpirtin luftarak, të shohësh lojtarë si Batha apo Torasa të cilët luftojnë për çdo top në çdo moment, të lë një shije të mirë, mbi të gjitha tifozëve.

Batha
Batha

Pavarësisht 2 fitoreve në 2 ndeshje, Egbo nuk dëshiron të qëndroj si trajner i parë, sfida kundër Laçit do të jetë e fundit për të. Si Egbo ashtu dhe presidenti Halili kanë konfirmuar këtë fakt. Në Antalia, aty ku Tirana do të zhvilloj fazën përgatitore, bardheblutë do të udhëheqen nga një trajner i ri. Egbo e bërë pjesën e tij, madje kaloi çdo pritshmëri, i dha kohën e duhur stafit drejtues për të mos gabuar sërish me trajnerin e radhës që do të ulet në stolin e 24 herë kampionëve të vendit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: