Senati i SHBA miratoi me një shumicë dërrmuese një projekt-ligj për financimin e operacioneve të qeverisë deri më 16 dhjetor, i cili ofron, ndër të tjera, mbrojtje dhe ndihmë ekonomike për Ukrainën.

Senatorët votuan të enjten pasdite.

Gjithsej 72 ligjvënës e mbështetën projektligjin, ndërsa 25 votuan kundër.

Mes artikujve të tjerë, dokumenti ofron më shumë se 12 miliardë dollarë për sigurinë dhe ndihmën ekonomike për Ukrainën për të ndihmuar kombin të zmbrapsë agresionin rus. Në projektligj janë përfshirë edhe nenet e ndihmës për viktimat e fatkeqësive natyrore në SHBA.

Në mënyrë që projektligji të hyjë në fuqi, ai duhet të miratohet nga të dy dhomat e Kongresit dhe të nënshkruhet nga presidenti amerikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb