Ish- ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini rrezikon deri në 15 vite burg pasi Senati Italian i hoqi imunitetin si deputet për rastin e 164 emigrantëve vitin e kaluar që u lanë në det të hapur afër Siçilistë.

Salvini tashmë akuzohet nga drejtësia italiane për shpërdorim detyre por dhe për pengmarrje teksa nuk lejoi me urdhër të tij anijen Open Arms të ankorohej.

Anija ishte me emigrantë të palijshëm dhe Salvini i njohur për ekstremizmin e shfaqur në politikë ndoqi nismat e tij kundër refugjatëve. U desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve që anija me emigrantë të ankorohej në bregun Italian.

Por tashmë Salvini pas rënies në opozitë, një vit pas këtij episodi akuzohet dhe rrezikon deri në 15 vite burg. Ai theksoi se do e bente përsëri të njëjtin veprim pasi të mbrosh Italinë nuk është krim.

‘’Të mbrosh Italinë nuk është krim. Jam krenar për të, do e bëja përsëri, dhe do ta bëj përsëri’’- tha Salvini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb