Senatorët demokratë dhe republikanë në SHBA janë bashkuar pasi dy grupimet po punojnë për të shpallur ushtrinë ruse ‘Wagner’ si një organizatë të huaj terroriste.

Grupi i ligjvënësve tha se do të përpiqet të miratojë legjislacionin që do të kërkonte që Departamenti i Shtetit të bëjë ndryshimin.

Të udhëhequr nga demokrati Ben Cardin dhe republikani Roger Wicker, senatorët thanë se kishin rifutur aktin e ngarkimit të përgjegjësisë për mercenratët e grupit.

Akti u prezantua, por nuk u miratua para përfundimit të Kongresit të mëparshëm, dhe synon të shpallë Wagner si përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: