Senatori amerikan republikan, John McCain që ka qenë kandidat për president në vitin 2008, ka ndërprerë trajtimet kundër kancerit në tru, 13 muaj pas zbulimit të kësaj sëmundje, njoftoi sot familja e tij.

McCain, 81 vjeç, njoftoi në korrik 2017 se po vuante nga një glioma shumë agresive.

“Që prej asaj kohe deri tani, John ka kaluar pritshmëritë për mbijetesë. Por progresi i sëmundjes dhe përparimi i pandalshëm i moshës kanë dhënë verdiktin e tyre”, tha familja e McCain në një deklaratë.

“Me këtë forcë të vullnetit, ai ka zgjedhur tani që të ndërpresë trajtimet mjekësore”, thuhet në këtë deklaratë, raporton atsh.

Ky pilot i marinës në pension, që u rrëzua në veri të Vietnamit në vitin 1967 dhe u mbajt si rob lufte për më shumë se pesë vite, hyri në Kongres në vitin 1983 nga Arizona dhe është në Senat që prej vitit 1987.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb