Vetëm 10 ditëshe, Maile shënoi hyrjen në politikën amerikane në prehërin e nënës së saj, senatores, Tammy Duckworth, deputetja e parë që votonte me beben e saj që prej gjysmë shekulli.

Mbërritja e demokrates u prit me duartrokitje. Ish-luftëtare e ushtrisë amerikane, Tammy Duckworth humbi këmbët dhe rrezikoi të humbte dhe jetën në Irak më 12 nëntor 2004, kur helikopteri “Blackhawk” ku ajo ishte bashkëdrejtuese, u godit nga një raketë.

Tammy Duckworth 1

Ishte në një karrige me rrota, vajza po flinte në prehërin e saj, kur ajo shkoi të votonte, kundër personit të zgjedhur nga Donald Trump për të drejtuar NASA-n, para se të rrethohej nga kolegët.

Tammy Duckworth 4

“Ishte shumë e adhurueshme”, deklaroi senatorja për gazetarët duke nënvizuar se të gjithë të zgjedhurit duke përfshirë dhe kreun e maxhorancës republikane, Mitch McConnell kishin qenë shumë të përzemërt dhe mikëpritës.

Në 50 vjet, Tammy Duckworth u bë në fillim të prillit senatorja e parë që lind gjatë mandatit të saj, shkruan atsh.

Tammy Duckworth 5

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb