Njëmbëdhjetë foshnja vdiqën teksa një zjarr përfshiu një spital në qytetin Tivaouane, në Senegalin perëndimor. Ka qenë Presidenti i vendit, Macky Sall, që ka njoftuar në Twitter. “Sapo mësova me dhimbje dhe tmerr vdekjen e 11 të porsalindurve nga zjarri në repartin e të porsalindurve të spitalit publik”, ka shkruar ai.

Tragjedia ndodhi në spitalin Mame Abdou Aziz Sy Dabakh, në Tivaouane, dhe zjarri u shkaktua nga “një qark i shkurtër”, sipas politikanit senegalez Diop Sy. “Zjarri u përhap shumë shpejt”, tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryebashkiaku i qytetit Demba Diop raportoi se “tre fëmijë janë shpëtuar”. Sipas mediave lokale, spitali Mame Abdou Aziz Sy Dabakh është inauguruar së fundmi. Një incident i ngjashëm ndodhi në qytetin verior të Linguere në prill, kur një zjarr shpërtheu në një spital që vrau katër foshnja.

Kryetari i qytetit me atë rast kishte raportuar për një defekt në një kondicioner në maternitet.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb