Vite me radhë, në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut është bërë “modë” që serbët dhe maqedonasit të cilët nuk mund të gjejnë nuse në vendin e tyre, kërkonin nuse në Shqipëri.

Përveç se modë, kjo ishte shndërruar edhe në biznes nga i cili përfitonin edhe “shkesët”, por edhe familjet e vajzave. Për një kompensim të caktuar parash, vajza nga familje të varfëra në Shqipëri, pranonin të martoheshin me serbë dhe maqedonas që jetojnë në fshatra kufi me Shqipërinë.

Bëhej fjalë për “dhëndurrë” që merren me bujqësi dhe blegtori dhe që kishin kaluar moshën e rinisë duke mbetur beqarë, tranmseton Zhurnal.

Sipas mediave serbe, shumë burrave në moshë të shkuar “fati” u ka dalë në Rusi.

Në shkrimet me titull “Blerja e nuseve shqipare nuk është më në modë, në skenë paraqiten ruset”, mediat serbe shkruajnë se ndërmjetësuest kanë gjetur një hapësirë të re për biznesin e tyre, sepse në Rusi “tregu” i femrave është edhe më “i lirë” se në Shqpëri.

Përveç kësaj, serbët dhe maqedonasit konsiderohen më të afërt me rusët se me shqiptarët, kështu që pavarësisht distancës më të largët me Rusinë, ata preferojnë nuset.

Çmimi mesatar i shkuesisë për një nuse nga Rusia është 1.000 euro, kurse nëse dhëndrri dëshiron që nusja të jetë 5-6 vite më e re, atëherë duhet të paguajnë shkuesinë rreth 1.500 euro.

Edhe vajzat nga Rusia janë shprehur më të gatshme të martohen me serbë, se sa me gjermanë dhe holandezë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb