Prej disa ditësh tashmë në Serbi po organizon protesta kundër presidentit Aleksadër Vuçiç, me moton “Serbia kundër dhunës”.
Protestat kanë nisur si pasojë e masakrave të dhunshme në dy shkolla në Beograd, por kanë vijuar më tej.
ndërkohë, shefi i kabinetit të president Vjosa osmani ka thumbuar presidentit Vuçiç me anë të jë postimi në Twitter.
Ai ka shpërndarë një video ku duket sheshi i mbushur me qytetarë, të cilët po protestojnë qetësisht.
Duke bërë një paralelizëm me protestat e serbëve në veri të Kosovës, protesta që Kosova pretendon se janë të nxitura e madje edhe të paguara nga Beogradi, Blerim Vela tha se kështu duken protestat kur nuk dirigjohen nga Vuçiç.
“Ja si është atmosfera në Maidan të Beogradit. Kështu duken protestat në Serbi kur ato nuk organizohen nga Vuçiçi dhe makineria e tij e dhunshme SNS. E qetë dhe e denjë. Një Serbi që është vërtet demokratike dhe e integruar në BE është një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan ai.
Getting some Maidan vibes from Belgrade ⬇️
This is how protests look in Serbia when they are not organized by Vučić and his violent SNS machinery. Peaceful and decent.
A Serbia that is truly democratic and integrated in the EU is a guarantee for peace & stability in the region. https://t.co/r5bq3sYfLX
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 4, 2023