BEOGRAD – Serbët kërkojnë që mos të këndohet më në dasmat e tyre kënga “Shote, mori Shote”, e krijuar për heroinën shqiptare Shote Galica.

Serbët e akuzojnë heroinën kosovare për kryerje të një ‘krimi monstruoz’. Edhe pse kënga popullore “Shote mori Shote”, është mjaft gazmore, serbët tani thonë se ajo është krijuar për shkak të një ngjarjeje të tmerrshme, në të cilën janë djegur të gjallë në zjarr gjashtë fëmijë të një bariu serb.
Në të vërtetë, sipas serbëve, kjo këngë është krijuar sipas Shote Galicës, gruas së kryengritësit dhe luftëtarit të njohur shqiptar Azem Bejta, e cila thuhet se ka djegur gjashtë çobanët e vegjël, duke kënduar këngën “Hajde Shoto mashalla”, transmeton Zeri.info.

Dhe tek populli serb është ruajtur në mendje ngjarja kur Shote Galica kishte kapur 6 fëmijë në bjeshkën Mokra, i kishte lidhur, kishte ndezur zjarrin dhe të gjithë i kishte hedhur në të. Dhe derisa fëmijët po digjeshin në zjarr, Shota kishte luajtur vallen e saj përreth zjarrit dhe kishte kënduar këngën: “Shote mori Shote, Shote mashalla, qysh moti dua Shote, që të vallëzoj”.

Sipas serbëve, në vendin ku ka ndodhur ky ‘krim’, ishte ngritur një përmendore, e cila kishte qëndruar deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, dhe pastaj autoritetet komuniste e kishin rrënuar.
Në video mund ta dëgjoni këngën në gjuhën serbe “Shote mori Shote”.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: