Juve rikthehet më në fund te fitorja, këtë e bën duke mposhtur Bologna me rezultatin e pastër 3-0. Në “Stadium” ekipi i Allegri mori jo vetëm 3 pikë jetike, por shfaqi edhe një lojë të mirë.

Dyshja serbe, Kostic-Vlahovic udhëhoqën bardhezinjtë drejt suksesit, me ish sulmuesin e Frankfurt që realizoi golin e parë në minutën e 24-ët pas një asist të Vlahovic. Me fillimin e pjesës së dytë ishte Vlahovic që me kokë dyfishojë shifrat. Për të hipotekuar këtë sukses mendoi Milik që me një gjuajtje potente mbylli llogaritë me Bologna.

Max Allegri shijon këtë sukses, por nuk feston i vetëdijshëm se ekipit të tij i duhet shumë punë për tu ngjitur në klasifikim ndërsa vëmendja tashmë s’postohet në Champions ku të mërkurën presin Maccabi Haifa në Torino. Pas javës së tetë, Serie A kryesohet nga Napoli në kuotën e 20 pikëve, po aq sa edhe Atalanta, të ndjekur nga Lazio dhe Milan me 17 pikë. Për momentin Juve ndodhet në vendin e 7 në kuotën e 13 pikëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb