Pak ditë pas publikimit të këngës ‘Kuq e Zi je ti’ nga Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi, është tentuar që të pengohet shpërndarja e saj në rrjetin social Facebook.

Lajmi bëhet me dije nga vetë këngëtarja Elvana Gjata në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Hakerat serbë janë aktivizuar për të penguar shpërndarjen e klipit nëpërmjet rrjeteve sociale dhe deri tani kanë arritur që Facebook ta trajtojë linkun e këngës si link problematik (ndiq videon).

Kënga ‘Kuq e Zi je ti’ në vetëm 4 ditë ka arritur në 1.000.000 shikime në YouTube.

https://www.youtube.com/watch?v=Qlw8GG2-LqM

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: