IZRAEL

Një grup serbësh, të gjendur në Jeruzalem me rastin e festës së Pashkëve, nuk kanë kursyer thirrjet nacionaliste për Kosovën. Media beogradase B92 thotë se organizimi bëhet nga Kisha Ortodokse e Serbisë.

Ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku shihen serbët duke kënduar për Kosovën dhe kundër pavarësimit të shtetit të Kosovës. Serbët po këndonin këngën ndërsa po hynin në kishë, kurse në duar mbajnë kryqe të mëdha.

Kënga që këndojnë serbët mban titullin “Oj Kosovë, oj Kosovë, vendi ynë i dashur”. Kjo nuk është hera e parë që serbët veprojnë në të tillë mënyrë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb