Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë në bashkëpunim me Prokurorinë për krim të organizuar, Agjencinë amerikane DEA dhe policinë bullgare, kanë sekuestruar 22 kilogramë heroinë dhe arrestuan 7 anëtarë të një grupi të organizuar kriminal.

Në këtë operacion ndërkombëtar në Serbi janë arrestuar 2 persona dhe u sekuestruan dy kilogramë heroinë ndërsa në Bullgari u arrestua një shtetas serb i cili dyshohet të jetë udhëheqësi i këtij grupi kriminal, si dhe 4 shtetas bullgarë ndërsa u sekuestruan 20 kilogramë heroinë.

Dyshohet se ky grup, gjatë vitit 2020 dhe këtë vit ka kontrabanduar heroinë nga Turqia, të cilën më pas e ka shitur në Bullgari, SHBA dhe Serbi, njoftoi MPB e Serbisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb