TIRANË- Megjithëse kanë kaluar rreth 3 muaj nga ndeshja Shqipëri-Serbi, vetëm tani Prokuroria serbe ka filluar hetimet paraprake kundër Ivan Bogdanov për veprimet e tij gjatë kësaj ndeshjeje.

Mediat serbe raportojnë se Prokuroria e Beogradit ka filluar hetimet për përfshirjen e Bogdanovit në fushën e gjelbër, duke qenë se kjo nuk ishte hera e parë që ai bën një gjë të tillë.

Ivan Bogdanov edhe më parë ishte dënuar për gjeste huliganizmi për prishjen e ngjarjeve sportive, por ai përsëri ka arritur të futet në stadiumet serbe, madje edhe në një ndeshje të rëndësisë si ajo kundër Shqipërisë, ku ky i fundit hyri në fushë për të sulmuar futbollistët shqiptarë, të cilën u sulmuan edhe nga disa huliganë të tjerë serbë.

Grushte e shqelma për futbollistët shqiptarë dhanë edhe punonjësit e sigurisë gjatë largimit nga stadiumi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb