TIRANE- Vendimi nga CAS pë ndeshjen Serbi-Shqipëri mund të jepet më datën 29 maj. Lajmi bëhet i ditur nga Federta Shqiptare e Futbollit në faqen zyrtare, ndërsa thuhet se mund të ketë edhe vonesa në varësi të hetimeve. Seanca dëgjimore në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) u zhvillua në Lozanë më 17 prill.

“CAS pritet te japë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri ne datën 29 Maj 2015. Gjithashtu mund të ketë vonesa ne varësi te hetimeve qe po realizon kjo gjykate sportive. Ndeshja Serbi-Shqipëri u luajt ne datën 14 Tetor 2014 dhe u ndal për shkak te dhunës qe u ushtrua nga tifozëria e vendasve, kundrejt futbollisteve tanë. Ne kemi shprese për një qëndrim dinjitoz dhe korrekt ndaj Kombëtares sonë. Një qëndrim ne favor të Shqipërisë është në favor të futbollit duke i thëne STOP urrejtjes dhe racizmit, në sportin më të dashur”- thuhet në njoftimin e FSHF-së.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: