Autoritetet serbe kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për trafikim të mbi 140 migrantëve. Të arrestuarit akuzohen se i kanë ndihmuar migrantët të kalojnë në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës, njoftoi prokuroria serbe. “Që nga nëntori i vitit të kaluar, një grup i të dyshuarve kontrabandonin migrantë me autobusë, nga Beogradi për në kufirin me Bosnje-Hercegovinën”, tha prokuroria.

Sipas informacioneve nga ministria e Sigurisë e Bosnje dhe Hercegovinës, në vitin 2019, rreth 29,000 migrantë kanë hyrë në Bosnje. Migrantët synojnë që nga Bosnja të kalojnë në Kroaci, vend ky anëtar i Bashkimit Evropian, shkruan Rel.

Mijëra migrantë që ikin nga lufta dhe varfëria në vendet e tyre janë bllokuar në Ballkanin Perëndimor, ndërsa kërkojnë të hyjnë në vendet më të zhvilluara të Evropës Perëndimore. Zyrtarët thonë se shumica e migrantëve vijnë nga vendet e shkatërruara nga lufta në Siri, Irak, Afganistan dhe Jemeni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb