Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shpalli sonte gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se hapi ishte i domosdoshëm për të mbajtur funksionimin normal të vendit gjatë epidemisë së koronavirusit në rajon.

“Ne vendosëm të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë”, tha Vuçiç gjatë një konference televizive për median.

”Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë”, tha Vuçiç duke shtuar se masat e mëtejshme do të shpallen më vonë.

Serbia deri tani ka regjistruar 48 raste të konfirmuara të koronavirusit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb