Serbia ka njoftuar për blerjen e një medikamenti – regeneron – që konsiderohet shumë efektiv në luftën kundër CoVid-19 dhe që i përket grupit të antitrupave monoklonalë.

Lajmi është dhënë nga kreu i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sanja Skodric në një intervistë televizive. Ajo ka shtuar se Serbia bëhet vendi i katërt në Europë që merr këtë medikament pas Gjermanisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke.

Sipas zyrtares serbe, efikasiteti i medikamentit është 95% dhe ai vlen për pacientë që nuk janë hospitalizuar ende duke shmangur përkeqësimin e tyre.

Në thelb kjo ndërhyrje ul presionin ndaj sistemit shëndetësor dhe medikamenti zëvendëson deri diku rolin e vaksinës.

Ajo ka konfirmuar se në prill ose maj pritet të mbërrijë një dërgesë tjetër e këtij medikamenti, çka e vendos Serbinë në krye të listës për menaxhimin e pandemisë, të paktën në këtë fazë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb