Një marrëveshje e nënshkruar sot në Nju Jork ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe ka ngritur shqetësimet në lidhje me politikën e jashtme të Beogradit.

Kryediplomati rus Sergej Lavrov dhe homologu i tij serb Nikola Selakoviç, nënshkruan sot marrëveshjen për konsultime mes ministrive të dy vendeve në lidhje me politikat e jashtme.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet serbe, ndërsa marrëveshja është nënshkruar ndërkohë që po vijon sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb