Profesori i asociuar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ardit Bido i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për situatën në veri të Kosovës dhe tensionet me Serbinë.

Bido tha se Serbia është duke luajtur rolin e destabilizuesit në Ballkan, teksa shtoi se SHBA-të, dhe BE po kritikojnë qeverinë e Kosovës sesa atë serbe në retorikë publike se pas kuintave i ‘tërhiqet veshi’.

“Nëse ai, Vuçiç ia del që të mbajë një këmbë nga Perëndimi e një nga Lindja, është merita e tij. Serbia ka rolin e destabilizuesit në Ballkan. Serbia luan politikën e vetë. Nëse ia arrin të flirtojë me ndërkombëtarët, është meritë e saj. Çfarë është rasti i Ukrainës, që po çon armë? Realiteti është që SHBA-të, dhe BE po kritikojnë qeverinë e Kosovës sesa atë serbe në retorikë publike se pas kuintave i tërhiqet veshi. Interesi i SHBA-ve është funksionaliteti i shtetit të Kosovës. Po krijohet një sentimet anti-amerikan. Propaganda ruse po vjen pranë nesh.

Nëse shohim reagimet në rrjetet sociale roli amerikan dhe evropian po del si negativ, ndërkohë është qetësues për situatën. Si KFOR në këtë rast. Nëse nuk je i aftë të normalizosh situatën politike brenda vendit, bashkësia ndërkombëtare do ndryshojë arkitekturën e shtetit.

Ulja e tensioneve dhe zgjedhjet e parakohshme janë dakord nga të dyja palët. Çështja është si do bëhet asociacioni. A ia doli Kurti me ndërhyrjen që bëri në Kosovë të shmangë rrezikun e ndryshimit të arkitekturës së shtetit’, u shpreh Bido.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: