Serbia tha të hënën se do të dhurojë një milion euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së Notre-Dame,  shkruan AFP. Donacioni, i barabartë me 1.1 milion dollarë, “konfirmon miqësinë tonë shekullore me popullin francez”, tha qeveria serbe në një deklaratë.

Beogradi shpreson se “ky simbol i qytetërimit francez dhe i botës do të rindërtohet sa më shpejt që të jetë e mundur”. Dhurata vjen pasi dy tabloidët, Alo dhe Informer, thanë se flaka ishte ndëshkim hyjnor pasi flamuri i Kosovës u shfaq brenda katedrales gjatë përkujtimeve të njëzetvjetorit të Luftës së Parë Botërore në Paris vitin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: