Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se përgjegjës për krijimin e tensioneve në veri të Kosovës është Serbia e mbështetur nga Rusia.

Ai u shpreh se nuk beson që do të ketë një konflikt në Ballkan dhe se Serbia do të ngelë në nivelin e provokacionit, kjo pasi NATO dhe partnerët nuk do ta lejojnë.

Shehu deklaroi se futja e ushtarëve në Kosovë, akt për të cilin kanë paralajmëruar udhëheqësit serbë, do të ishte nisja e një lufte dhe e një gjakderdhje të re

“Përgjegjësia e situatës së tensionuar, shovinizmit, agresionit megalonomisë serbe, të nxitur nga Rusia.
Fatmirësisht gjërat nuk po shkojnë mirë në Ukrainë ndërkohë pasi një vatër e re konfliktesh në rajon do të kishte nisur edhe më parë.
Tentohet të tregohet se problemi është në Kosovë, ko problemi është në Serbi. Serbi që ka një afrimitet të madh me Rusinë dhe kjo do të zgjasë, mbase pas disa dekadash do të behet por tani është dhe ky është problemi, nuk është problem targat.

Politika shqiptare ka bërë gabime, siç ishte diskutimi për shkëmbim territoresh që i shkonte për shkak Vuçiçit. Është marrëdhënia e Ramës me Vuçiçin gjithashtu. Vuçiçi dhe Serbia mendoj se do të ngelë në nivel provokacionesh dhe të krijojë një imazh në psikologjinë megaloserbe, që po luftoj për Kosovën dhe Serbinë e madhe.
Do ketë provokacione por nuk besoj se NATO dhe aleatët do të lejojnë.
Futja e ushtarëve në Kosovë do të ishte nisja e një lufte dhe e një gjakderdhje të re”, ka deklaruar zoti Shehu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb