“Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së sepse nuk ka përparim të vërtetë pa harmonizim me pjesën tjetër të kontinentit ku jetojmë”.

Kështu ka deklaruar sot Goran Petroviç, nënkryetar i Partisë Liri dhe Drejtësi (SSP).

Ai tha se Serbisë i duhet një sistem i ri shoqëror në të cilin demokracia dhe drejtësia sociale janë në dispozicion të numrit më të madh të njerëzve, në të cilin respektohet Kushtetuta dhe ligjet dhe ku ka sundim të ligjit dhe drejtësi e jo kleptokraci partiake.

“Kjo është arsyeja pse rruga drejt Bashkimit Evropian duhet të zhbllokohet dhe kjo do të thotë që ne duhet të harmonizojmë politikën e jashtme me BE-në”, tha Petroviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: