Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka dhënë një mesazh protestuesve serbë në Jarinje e Bërnjak.

Prej tashmë dy javësh rrugët në veri janë të bllokuara për shkak të recipricitetit të targave, por Vuçiç ka vetëm falenderime për serbët që kanë kryer këtë akt.

Ai madje i shtyu ata duke thënë se gjithçka që sot ka Serbia e ka sepse kanë luftuar serbët.

 

MESAZHI I VUÇIÇ

Për gjithçka që kemi, për përparimin që kemi bërë, e kemi bërë sepse kemi luftuar, sepse kemi treguar se kemi mjaft forcë, energji, njohuri, besim në veten tonë.

Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira për mbështetjen e tyre, faleminderit njerëzve tanë në Jarinje dhe Brnjak, Serbia është me ju!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb