Deputeti Pandeli Majko ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës ku policia dhe forcat e EULEX-it janë sulmuar nga grupet serbe pranë kufirit mes vendeve.

Majko me anë të një postimi në Facebook është shprehur se Serbia ka filluar një “lojë” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin, ndërsa bëri thirrje për të mos nënvlerësuar presidentin serb Vuçiç.

“Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë. Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic!” shkroi Majko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: