Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka akuzuar Serbisë se vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë në rajonin e Ballkanit dhe se ka pasur tendenca për të destabilizuar Kosovën dhe vende të tjera të rajonit.

Në Samitin e Liderëve në Moldavi, Osmani gjithashtu ka thënë se është e rëndësishme që shtetet aleatë të ndihmojnë në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë në Veri. Më tej bëri me dije se nuk ka në plan të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, derisa të zbatohen marrëveshjet.

Osmani tha para mediave se bandat kriminale po i terrorizojnë edhe qytetarët në veri.

“Është me rëndësi që nga Serbia të kërkohet t’i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat kriminale. Këto janë grupe që janë në listën e zezë zë SHBA-së dhe të Britanisë. Ata po terrorizojnë qytetarët çdo ditë…Na duhet ndihma e aleatëve të jemi më të fokusuar në luftimin e grupeve, por urdhri ndaj tyre vjen nga Vuçiçi. Dihet kush i nxit ato, pra presioni duhet të jetë te Beogradi që ta ndalin dhunën… Kur ka dhunë, çdo zgjidhje mund edhe të fokusohet në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, tha presidentja Osmani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb