Misioni i NATO-s në Kosovë KFOR, i ka kthyer një përgjigje zyrtare Qeverisë së Serbisë mbi kërkesën për kthimin e një pjesë të forcave të saj në territorin e Kosovës.

Sipas mediave serbe, përfaqësues së Ushtrisë së Serbisë në natën e Krishtlindjes Ortodokse, në ora 19:00, në pikëkalimin kufitar të Merdares, kanë marrë përgjigje për kërkesën e kthimit të rreth 1,000 ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Dokumenti i marrë nga KFOR është dorëzuar në kabinetin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

Nuk është bërë ende e ditur përgjigja që KFOR i ka kthyer shtetit serb për këtë kërkesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb