193 raste të reja janë regjistruar përgjatë 24 orëve të fundit në Serbi me koronavirus. Lajmi u bë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në mbi 13 mijë e 500. Sipas njoftimit, nga sëmundja COVID-19 ka humbur jetën edhe një person, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 265.

Gjatë 24 orëve janë testuar rreth tetë mijë persona, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, janë testuar më shumë se 374 mijë njerëz. Ministria e Shëndetësisë së Serbisë njoftoi më herët se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, do të shtohet numri i spitaleve dhe klinikave që do të pranojnë pacientë me koronavirus.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb