Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka njoftuar sot ambasadorin e Rusisë në Beograd, Alexandar Cepurin, për hapat që Serbia po i ndërmerr lidhur me nismën për pranimin e Kosovës në UNESCO

Ministri Daçiç ka theksuar rëndësinë e shqyrtimit të nismës së ardhshme për pranimin e Kosovës në UNESCO, për të cilën ai thotë se është e papranueshme për Serbinë.

Më tej, siç ka njoftuar Ministria e jashtme e Serbisë, është biseduar edhe për hapak praktikë që do të ndërmerren, gjatë kohës së mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s në Paris, që mbahet në muajin tetor në Paris.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: