Brazili vuajti jo pak ndaj Serbisë, gjithsesi ia doli të fitojë 2-0. Në ndeshjet e tjera të Botërorit të Katarit, Zvicra u mjaftua me një gol ndaj Kamerunit, Uruguaji-Korea e Jugut përfundoi 0-0, ndërsa Portugali triumfoi mes drithërimash ndaj Ganës (3-2). I ftuar në Sport News në News 24 ishte trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro.

Brazili- Nuk ishte ndonjë surprizë. Brazili i konfirmoi të gjithë opinionet. Sot ndeshja ishte me mjaft kualitet nga fillimi në fund.

Serbia, edhe kur ka humbur, ka dhuruar spektakël. Sot në organikë kanë elementë cilësor. Një skuadër nga ato debutueset që rrijnë gjithë kohës në zonën e saj.

Pjesa e parë ishte dominim i Brazilit. Edhe pas shënimit të golit, Serbia nuk sulmoi, kjo më befasoi. Ekipi i Tites është solid në mbrojtje.

Edhe sot të shikosh Serbinë në përbërje, të çudit pasi mu duk si një skuadër e dorës së dytë. Ja ku do jemi bashkë në studio, në ndeshjen e radhës së Brazilit me Zvicrën, zviceranët do e rrezikojnë disa herë Brazilin. Edhe Shqipëria do dilte përpara më shumë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: