BEOGRAD – Serbia merr zyrtarisht kryesimin njëvjeçar të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, (OSBE). Autoritetet serbe thanë se besojnë se kjo do të jetë një mundësi për të treguar vendin si partner konstruktiv dhe serioz në kohën e krizës në Ukrainë, e cila ka përkeqësuar marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Rusisë.

Para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç pritet të shpalosë prioritetet e kryesimit. Ai ka thënë se Serbia do të ketë përgjegjësi serioze, do të bëjë përpjekje që të jetë kryesuese serioze, e cila gëzon besimin e të gjitha palëve, si dhe do të ndërmarrë hapa për çtensionimin e konflikteve.
(er.nu/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: