Zvicra ishte nga një surprizat e këtij Botërori, nëse mund ta quajmë të tillë, pasi në një grup me ekipeve si Brazili dhe Serbia nuk shiheshin favorit, por “helvetët” iu falën edhe një herë dy yjeve shqiptar, Xhaka-Shaqiri duke siguruar një biletë për në fazën e 1/8 ku tashmë do të përballen me Portugalinë.

Granit Xhaka është një nga protagonistët absolut të këtij ekipi, lider në fushë dhe jashtë sajë. Në konferencë për shtyp, për krahë trajneri Murat Yakin, Xhaka iu rikthye edhe një herë suksesit përballë Serbisë:

Xhaaaaaaaaa
Xhaaaaaaaaa

“Ajo ndaj Serbisë ishte një ndeshje me shumë emocione, por nervozizmi, adrenalina dhe gëzimi janë pjesë e futbollit. Të premten zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, e dinim se Serbia ishte shumë e rrezikshme, por pavarësisht vështirësive, ishte një fitore e merituar. Sidoqoftë, ajo ka kaluar dhe kemi punuar shumë për sfidën e radhës”, u shpreh Xhaka duke u ndalur më pas tek dueli me Portugalinë:

Zvicra
Zvicra

“Kur kemi nisur këtë aventurë nuk kemi vendosur kufij apo objektiva. Dëshira jonë është që të avancojmë sa më shumë. Jemi të lumtur për gjithçka kemi bërë, por nuk duam të ndalemi me kaq. Synojmë t’i krijojmë probleme Portugalisë dhe jemi të bindur se mund t’ia dalim”, theksoi ylli shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb