Shqipëria mori një pikë nga ndeshja me Serbinë, në barazimin pa gola në Tiranë. Tekniku i njohur, Mirel Josa tregoi këndvështrimin e tij, i ftuar në Sport News në News 24.

“Pjesën e parë nuk na shqetësuan, pjesën e dytë i patën disa momente. Nëse ju kujtohet goditja e Mitrovic dhe goditja tjetër e mesfushorit serb, Zivkovic ose Maksimovic. Mos të harrojmë që edhe në patëm mundësitë tonë, sidomos me depërtimet e Brojës.

Nëse realizonim me penallti, ndeshja do merrte rrjedhojë tjetër. Ekipi serb do hapej më tepër.

 

 

Broja duhet të luajë në qendër të sulmit. Nuk e prisja që Manaj do fillonte, me atë gjendje që kishte. Luajti mirë edhe Manaj, pavarësisht problemit të penalltisë, është thikë me dy presa” – tha ai, në bisedën me Trevisa Tufën.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb