“Serbia përdori metoda perverse kundër Kosovës në INTERPOL”. Kështu deklaroi themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç.

Gjatë një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Kandiç tha se strategjia e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është e turpshme.

“Nuk dua të spekuloj nëse vendimin për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL është rezultat “i lobimit të suksesshëm serb. Festimet në Mitrovicë, “fitorja” e Serbisë dhe reaksionet e vakëta të ekspertëve të opinionit publik flasin qartazi se në Serbi nuk ekziston as një mirëkuptim elementar i asaj se nuk ka normalizim pa përafrimin e interesave të përbashkëta, të rëndësishme për të ardhmen- vendosja e shtetit ligjor”, tha Kandiç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: