Federata Serbe e Futbollit vendosi që ndeshja Serbi-Shqipëri, e programuar për më datën 11 tetor, të luhet në stadiumin “Rajko Mitiç”.

A do të lejohen tifozë shqiptar? Këtë pyetje ka bërë së fundmi televizioni i njohur serb N1.

“Me shumë mundësi jo, pavarësisht se në këtë moment nuk ka ndonjë ndëshkim që t’i ndalojë tifozët shqiptarë të mos udhëtojnë në ndeshjet ku luajnë si miq”, shkruan N1.

Kujtojmë se për ndeshjen e luajtur pak ditë më parë në vendin tonë, nuk u lejuan tifozët mysafirë.  Serbi-Shqipëri vlen për kualifikueset e Botërorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb