Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk ka ndonjë datë të caktuar të takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Gjatë një prononcimi për mediat ai tha se bllokimi i boksierëve të Kosovës nga Serbia shpërfaqi fytyrën e thelbin e saj si shtet për ata që kanë pasur dilema.

“Natyrisht që të gjitha këto çështje do të adresohen në Bruksel, por edhe para takimit sepse jemi në komunikim me ta përmes letrave që ua dërgojmë”, tha Kurti.

Më tej ai shtoi se sa i përket takimeve të përfaqësuesve të delegacioneve ndërmjet dy shteteve në Bruksel, do të mund të ndodh dikur në gjysmën e dytë të nëntorit, ndërsa sa i përket udhëheqësve të dy shteteve nuk ka ndonjë datë, ndonëse sipas tij kjo varet nga lehtësuesit e dialogut në Bruksel.

Ai po ashtu bëri me dije se sot pasdite pritet në mbledhjen e qeverisë do të miratohet edhe projektbuxheti për vitin 2022. Kryeministri tha se ky projektbuxheti për vitin e ardhshëm do të jetë rreth 9 për qind më i lartë se buxheti 2021.

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb