KOSOVE

Sot një delegacion prej tetë politikanësh kosovarë do të nisen për një vizitë zyrtarë në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc.

Nait Hasani ka treguar se ai së bashku me kolegët e tij, Ismail Kurteshin, Arbërie Nagavcin, Teuta Haxhiun, Valentina Bunjakun, Nait Hasanin, Arban Abrashin dhe Valon Ramadanin do të qëndrojnë për dy ditë radhazi në tre komunat e banuara me shqiptarë në Serbi, për t’u njohur nga afër me zhvillimet dhe kushtet e tyre në administratë, të pushtetit lokal, të mediave, zhvillimit të arsimit, njohjen e diplomave, furnizimin me literaturë dhe libra për nxënës të shkollave atje. Ai po ashtu tregoi se kërkesën për vizitën atje ia kanë dërguar përfaqësuesit në Beograd, i cili ua ka përcjellë autoriteteve serbe dhe ata e kanë pranuar, duke ua konfirmuar sot dhënien e lejes.

Sipas Hasanit si kërkesë është edhe heqja e kuotës për regjistrime në universitet.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb