Drejtori për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka deklaruar se pavarësisht situatës së vështirë në terren, Beogradi mbetet i vendosur për ruajtjen e paqes në krahinë dhe në rajon.

Ai shtoi se dialogu është e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje kompromisi për të gjitha problemet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Petkoviç ka biseduar me komisionerin special të Ministrisë së Austrisë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor, Johannes Eigner, për problemet e rrezikuara të sigurisë dhe politike me të cilat përballet populli serb në Kosovë.

“Beogradi i ka përmbushur të gjitha zotimet e marra deri më tani nga dialogu, ndërsa Prishtina në anën tjetër ka refuzuar të fillojë procesin e formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe për gati 10 vjet”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb