Vendimi për shpalljen e gatishmërisë së plotë luftarake të Ushtrisë së Serbisë mbetet në fuqi.

Se kur do të tërhiqet dekreti, vendimi do të merret pas vlerësimit të përbashkët me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar për RTS ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

Ai ka shtuar se vendimi për shpalljen e gatishmërisë luftarake do të jetë në fuqi derisa të vlerësohet “se sa dhe në ç’masë janë zvogëluar kërcënimet”.

Shpallja e gatishmërisë më të lartë luftarake e Ushtrisë së Serbisë u bë gjatë vizitës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Ujman.

Vulin ka thënë se KFOR-i e ka ditur në tërësi se çfarë po ndodhte në Liqenin e Ujmanit, por po shtiret të mos ketë pasur njohuri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb