BEOGRAD-Sipas të dhënave të fundit mbi popullsinë të Institutit Republikan të Statistikave, në Serbi në vitin 2013 kanë shkuar nga kjo botë 100 mijë njerëz, ndërsa vetëm 65.540 foshnje janë lindur. Kjo do të thotë se shteti për çdo vit mbetet pa një qytet të madhësisë së Kovinit, Pozhegës apo Nova Varoshit. Ndërsa, lajme më të mira për një të ardhme të afërme nuk do të kenë. Të dhënat demografike për 2014, të cilat do të përpunohen dhe publikohen në fillim të këtij viti, do ta dëshmojnë një gjë të tillë.

Në hartën e Republikës së Serbisë janë 1458 vendbanimeve në të cilat nuk është lindur asnjë fëmijë. Në dhjetë vitet e fundit kanë shkuar jashtë Serbisë për të jetuar dhe punuar 146,500 njerëz të arsimuar, të cilët kanë qenë në kulmin e pjekurisë riprodhuese, shkruan portali sandzakonline.

Masat e mëparshme të politikës popullative, të cilat me më shumë ose më pak entuziazëm zbatohen për më shumë se një dekadë, nuk kanë dhënë pothuajse asnjë rezultat. Situata veçanërisht është alarmante në zonat rurale, ku vaji i foshnjës është një mrekulli. Ekonomisti Mirosllav Zdravkovic thotë se fshati është çelës për stabilitet demografik të Serbisë.

Lufta për natalitet tashmë është e qartë: nuk do të jetë e lehtë, edhe nëse vendi tejkalon krizat ekonomike.

Me këtë qëndrim të një numri të madh të ekspertëve të statistikës dhe të demografëve pajtohet edhe Jelena Zharoviq, sociologe dhe studiuese e trendëve demografikë. Ajo vë në dukje se në politikën popullative ndikojnë një numër faktorësh të cilët janë të sferës së vlerave sociale.

“Përvojat e ndryshme nga bota tregojnë se stabiliteti ekonomik dhe standardi i lartë i një vendo nuk do të thotë domosdoshmërish që ndikojnë në rritjen e popullsisë”, shpjegon Zharovic.

Shembulli më i mirë është ai i vendeve skandinave dhe shteteve tjera evropiane që gjithashtu shënojnë rënie të popullsisë.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb