LEZHE – Në vijim të luftës kundër drogës, policia gjatë operacionit “Kolsh” ka arritur të sekuestrojë 335 kg lëndë narkotike marijuanë në qytetin e Lezhës.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë të dyshuar si posedues të lëndës narkotike dhe kultivues të bimëve narkotike, shtetasit:
– Bledar Bunaj, 29 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri- Kolsh në Lezhë
– Agron Lushi, 32 vjeç, banues fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë

Në lidhje me këtë rast, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bardhok Perdoda, 45 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë, me detyrë Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm  në Lezhë  për veprat penale “Shpërdorim detyre” “Moskallezim krimi ” parashikuar nga nenet  248/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Me date 10.10.2017 , nga forcat Policore te Drejtorisë Vendore Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune proçeduriale të ndjekur, bazuar në te dhena policore, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kolsh”

Gjithashtu, si i  dyshuar si në këtë vepër penale, u shpall në kërkim edhe shtetasi A.P. 38 vjeç, banues në fshatin Lalm – Kolsh  në Lezhë.

Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore  në fshatin Lalm – Kolsh  në Lezhë , u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharje  si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara te bimes cannabis sativa.

Në ngarkim të shtetasit Bledar Bunaj veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2, 284 të Kodit Penal.

Në ngarkim të shtetasve Agron Lushi dhe A.P. veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike””Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb