Serena Williams dhe ylli i repit Drake janë fotografuar së bashku duke u puthur në një restorant.
Çifti është fotografuar në një restorant menjëherë pasi tenistja amerikane kishte fituar turneun e Cincinnati në SHBA.
Ata janë kapur mat nga një paparaci duke u puthur dhe përkëdhelur në një darkë romantike, pasi kampionia ka rrëmbyer trofeun e turneut amerikan.
Serena 33-vjeç dhe Drake 28, kanë më tepër se 8-muaj që dalin bashkë raportojnë mediat.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: