Serena Williams është bërë nënë për herë të parë. Tenistja ka sjellë në jetë një vajzë, që peshon 3kg e 900 grame në St Mary’s Medical Center të Miami, ku një kat i tërë i strukturës ka qenë në dispozicion të saj.

E para që i ka bërë urime kampiones ka qenë Beyonce, që ka publikuar në Instagram këtë foto të Vogue Usa. «Congratulations Serena!» shkruan Beyonce.

Nëna e re dhe babai Alexis Ohanian, bashkë themelues i Reddit, nuk kanë dashur të tregojnë më parë për seksin e bebit. Fituesja e 23 turneve të Grand Slam, që në 26 shtator do festojë 36 vjetorin, njoftoi shtatzëninë në prill.

Williams dhe Ohanian, janë fejuar në dhjetor të 2016 pasi janë njohur në Romë në 2015 dhe ai i ka propozuar për martesë pasi mori lajmin e shtatzënisë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: