E veshur me një fustan të bardhë nusërie Serena William ka thënë ‘po’.
Tenistja ka kurorëzuar kështu ëndrrën e saj të dashurisë me Alexis Ohanian. Në krah të saj edhe vajza e vogël e çiftit Alexis Olympia Ohanian Jr, e cila ka lindur disa javë më parë.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm shumë miq. Nga Beyonce tek Kim Kardashian, nga Eva Longoria tek Anna Wintur. Tema e ceremonisë ka qenë ‘E bukura dhe Bisha’ me shumë lule dhe orkestër në qendër.

Bashkëshorti i Serenës ka postuar në Instagram një dedikim shumë të bukur për sportisten e famshme: Je e madhe jo vetëm në sport, por edhe si një nënë dhe bashkëshorte. Tani jam i emocionuar teksa shkruaj këto për kapitujt e ri të përrallës tonë.
Mezi e kam pritur këtë moment.

Gjithçka kam bërë, gjithçka për të cilën jam ndjerë krenar në karrierën time nuk është asgjë në krahasim me këtë që po bëjmë tani. Të jam shumë mirënjohës dhe jam shumë i dashuruar me ty’, mbyll komentin 34 vjeçari.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb