Pas disfatës në gjysmëfinalen e Us Open në 11 shtator 2015 dhe vendimit për të ndaluar pak dhe për të gjetur formën e duhur fizike Amerikania Selena Williams ka zgjedhur Australian Open për të nisur sërish.
Numri një i botës ne tenis ka treguar se është në formë, pasi ka fituar pa humbur asnjë set me Camila Giorgi, më pas Su-Wei Hsieh dhe në fund Daria Kasatkina.
Në raundin e katërt ajo do të përballet me rusen Margarita Gasparyan. Serena ka shkëlqyer jo vetëm për lojën e saj, por edhe me look-un.
Në të gjitha lojërat e luajtura ajo ka veshur një fund të shkurtër ngjyrë kanarine dhe një bluzë me të njëjtën ngjyrë, duke lënë barkun zbuluar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: