Serena Williams është duke përgatitur autobiografinë e saj të re, sipas Page Six. Tenistja e njohur po tenton të mbyllë një marrëveshje që do të kalojë 10 milionë dollarë, siç thekson botimi.

Një burim nga industria botuese bëri të ditur se tenistja është në bisedime për të shitur autobiografinë e saj tek WME, me shumën që ofrohet në këmbim… tetë shifra.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ajo publikon autobiografinë e saj. Në vitin 2009, ajo publikoi librin e saj të parë, me titull “Jeta ime: Mbretëresha e Oborrit”, duke mbajtur larg syrit të publikut emrin e vërtetë të autores.

“Unë i kam dhënë fjalë për fjalë tërë jetën time tenisit, është koha që unë ta kanalizoj atë në diçka tjetër,” tha ajo në një paraqitje në Gayle King.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb