Serena Williams ka reaguar pas largimit të bashkëshortit nga bordi drejtues i Reddit.

Tenistja 38-vjeçare ndau reagimin e saj pas largimit të Alexis Ohanian nga bordi i Reddit.

Alexis njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga bordi më herët, duke thënë, “Unë kam dhënë dorëheqjen si anëtar i bordit të Reddit dhe unë u kam kërkuar atyre që të zëvendësojnë postin tim me një kandidat me ngjyrë. Unë do të përdor përfitimet e ardhshme në aksionet e mia Reddit për t’i shërbyer komunitetit me ngjyrë kryesisht për të luftuar urrejtjen racore dhe do të filloj me një premtim prej 1 milion dollarë për Colin Kaepernick’s “Know Your Camp”.

Alexis shprehu sesi vendimi i tij bazohet në atë që Serena dhe vajza e tij, Olimpia do të pyeste se çfarë bëri ai për të luftuar padrejtësinë racore.

Serena shkroi në Twitter më vonë, duke thënë se Olimpia do të jetë krenare për babanë e saj.

“Të kesh pikëpamje të shumëllojshme për çdo bord është e rëndësishme. Shumë krenar për ty Aleksis, ” shkroi Serena. “Unë e di që Olimpia do të jetë gjithashtu shumë krenare”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb